Fëmijë të Murit
Në teatër, përvjetori i 20-të fundit të Luftës së Ftohtë në teatër
Quhet shfaqja teatrale në sallën e madhe të Akademisë së Arteve më 30, 31 tetor dhe 1 nëntor.
Së bashku me nxënës të gjimnazit "Sami Frashëri" si dhe me studentë të Universitetit të Tiranës, autori dhe regjisori nga Berlini, Stefan Neugebauer prezanton një pjesë të historisë gjermane në një kolazh skenik grotesk.
Një komunist i çmendur jeton në një kazan plehrash në vijën kufitare. Kontrolli kufitar, parulla komuniste, politikanë amerikanë, përpjekje për arratisje, marrje në pyetje, por gjithashtu edhe turistë, në kufirin gjermano - gjerman, takohen njerëz nga më të ndryshmit.
Duke marrë shkas nga ndërtimi i Murit të Berlinit më 13 gusht 1961 pjesa teatrore "Fëmijë të Murit" ju fton në një retrospektivë plot fantazi mbi të shkuarën komuniste të Gjermanisë. Spektatori përjeton murin në perspektivën e qytetarit të asaj kohe të Republikës Demokratike të Gjermanisë (RDGJ).
Me rastin e 20-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit regjisori Stefan Neugebauer ka shkruar këtë pjesë teatrale, ekskluzivisht për shfaqjen me të rinjtë shqiptarë në Tiranë. Paralelet me historinë e Shqipërisë janë shumë të afërta dhe janë integruar qartas në pjesë në formën e referencave të shumta.
Aktorët flasin gjermanisht, herë pas here edhe shqip, anglisht dhe pak frëngjisht. Njohuritë e gjuhës gjermane nuk janë të domosdoshme për t'i kuptuar situatat, ndaj pjesa është e kuptueshme edhe për publikun vetëm shqipfolës.