E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të Premtet e Kinemasë Spanjolle

Nisin me "Të vetmuara"
Të Premtet e Kinemasë Spanjolle, të organizuara nga Ambasada e Spanjës dhe Akademia e Kinemasë dhe e Multimedias "Marubi", rinisin në Tiranë më 30 tetor, me projeksionin e filmit "Të vetmuara".


Kjo iniciativë e përbashkët, që nisi nga ideja për t'i dhënë publikut shqiptar një përzgjedhje të kinemasë më të mirë spanjolle, u bazua në një program me cikle tematike që nga komedia apo kinemaja realiste deri te seleksionimi i retrospektivave të autorëve me peshë në kinemanë spanjolle, si Carlos Saura.


Këtë javë, mbas projeksioneve verore në disa qytete të vendit, "Të premtet e kinemasë spanjolle" fillojnë me filmin "Të vetmuara", një dramë sociale me të cilën regjisori spanjoll, Benito Zambrano, pati në vitin 1999 një debutim të shkëlqyer. Në rolet kryesore Maria Galiana dhe Ana Fernandez.


Më 6 nëntor, vijon "Teza" i Alejandro Amenábar-it, film që shënoi fillimin e karrierës së tij. Më 13 nëntor shfaqet "Matahari", prodhimi i fundit i Icíar Bollaín, me një karrierë të pasur si aktore dhe regjisore, të cilën publiku shqiptar ka pasur mundësi ta shohë në filmin "Jugu" i Víctor Erice, apo në "Tokë dhe liri", i Ken Loach.


Më 19 nëntor projektohet dokumentari "14 kilometra" i Gerardo Olivares me temë emigracionin.
Filmat jepen në versionin origjinal me titra në anglisht, çdo herë në ora 19.00.


 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›