E vogla Amy Winehouse

E bërë e njohur për problemet e saj me substancat narkotike, drogën dhe depresionin, Amy Winehouse, e cila nderroi jete ne moshen 27 vjeçare, konsiderohet shpesh si një “talent i shkuar dëm”.
Një seri fotografish të këngëtares së ndjerë, Amy Winehouse, që i përkasin adoleshencës, do të bëhen publike këtë verë në Londër. Familja e këngëtares së hitit "Back to Black|, e cila u nda nga jeta nnë korrik të vitit 2011, i ka dhënë muzeut Hebre disa nga pasuritë më të çmuara dhe unike të yllit të muzikës, për një ekspozitë e cila do të shënojë përvjetorin e dytë të vdekjes së këngëtares.
Po ashtu pjesë e ekspozitës do të jenë edhe disa sende personale të këngëtares, që ia siguruar me ndihmën e vëllait të saj, Alex dhe bashkëshortes së tij, Riva. /Indeksonline/