E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Provokimet serbe po vazhdojne

Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, deklaroi dje se zgjedhjet serbe ne Kosove jane te papranueshme, ilegale dhe provokacion qe synon destabilizimin. "Jane zgjedhje te papranueshme per Kosoven, nje provokacion i tipit te vecante, sic dine te bejne njerezit qe deshirojne ta destabilizojne Kosoven", theksoi Sejdiu gjate nje vizite ne Prizren. Ai rikujtoi se zgjedhjet serbe ne Kosove bien ne kundershtim edhe me Rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit te OKB-se dhe theksoi rendesine qe ka mbeshtetja e UNMIK-ut dhe siguroi se "Kosova s'eshte dhe s'do te sherbeje si zone elektorale, as per ndertimin e strukturave paralele ne Kosove, as per ndertimin e strukturave ne Serbi".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›