E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijët e Poliçanit në grevë para kryeministrisë

Ata deklarojnë se do të presin një reagim nga të gjithë institucionet që kanë kontaktuar, deri të martën e javës së vjen, dhe nëse nuk marrin përgjigje pozitive atëherë ata kërcënojnë se do të nisin një grevë urie 

TIRANE-Grevë urie. Prindërit e 22 fëmijëve të ngujuar dhe që ishin në qendrën e Poliçanit thonë se kjo është zgjidhja e vetme që u ka mbetur përballë neglizhencës së shtetit shqiptar. Ata deklarojnë se do të presin një reagim nga të gjithë institucionet që kanë kontaktuar, deri të martën e javës së vjen, dhe nëse nuk marrin përgjigje pozitive atëherë ata kërcënojnë se do të nisin një grevë urie së bashku me fëmijët e tyre, përpara Kryeministrisë.
"Unë e kam djalin 14-vjeç, - thotë njëra prej grave, e cila duhet të përballojë peshën e ngujimit. - Dhe tashi që kanë ngelur pa shkollë nuk po e duron dot mbylljen brenda. "Nëse jam i detyruar të mos dal nga shtëpia, unë do të shkoj të futem në grevë urie dhe le të më vrasin aty", - shprehet ajo se i ka thënë djali i saj. Ndërkohë, Liljana Luani, gruaja që i kishte marrë përsipër dhe i kishte dërguar këta fëmijë në Poliçan, jo vetëm për t'i shpëtuar gjakmarrjes, por edhe për t'u shkolluar ka nisur negociatat me prindërit e këtyre fëmijëve që të presin derisa të marrin një përgjigje zyrtare për kërkesat e tyre. Prindërit e këtyre fëmijëve, kërkojnë, që, duke u nisur nga fakti që një pjesë e fëmijëve janë vajza të moshës 14-15 vjeçare, në këtë qendër, drejtori të mo jetë burrë, por një grua.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›