E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm ne Zvicer vdesin tre persona

Një person i armatosur ne gjendje te dehur ka hapur zjarr në një fshat të Zvicrës duke vrarë tre persona dhe duke plagosur dy të tjerë. 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Daillon, 100 kilometra në lindje të Gjenevës. 

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe i dyshuari është arrestuar pasi u plagos nga agjentët e policisë.

Ende nuk është bere i ditur identiteti i autorit te sulmit por sipas dëshmitarëve bëhet fjalë për një 30-vjeçar i cili është banor i zonës. 

Sulme të tilla me armë janë shumë të rralla në Zvicër, por qitja është një sport popullor në këtë vend dhe shumica e popullsisë janë në zotërim të një arme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›