E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femijet e Xholi-Pit, nuk e dine qe prinderit jane aktore

Cifti hollivudian ultra-i famshem, Brad Pitt dhe Angelina Jolie, ende nuk u kane thene femijeve te tyre se ata jane yje filmash. Kete e deklaroi vete Brad Pitt per "The Times". Ne nje interviste ai tha se gjashte femijet e tyre jane mesuar me paparacet qe vazhdimisht i ndjekin ne publik. "Nuk u duket cudi kur paraqitemi ne tv. Gjithashtu jane mesuar me fotografime. Por ende po mendojme per menyren me te mire se si t'ua shpjegojme se ne cfare menyre po i fitojme parate", shtoi aktori. Brad tha po se vertete perpiqen qe t'i mbrojne femijet e tyre, prej te cileve kater jane te adaptuar. Pitt i cili u lidh me Angelina-n para kater vjeteve, momentalisht eshte duke promovuar filmin e tij te ri 'Inglorious Basterds' te regjisorit Quentin Tarantino.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›