Abramovich mbetet jashte restorantit
Parate nuk mjaftojne per te hapur te gjitha portat. Keshtu, mandati Roman Abramovich, nuk ka mundur te zere nje tavoline ne tarracen e sushi bar 'Bridge' ne Panarea te Italise. Lajmi i publikuar nga "Corriere del Sera", ishte paksa i rende, duke marre parasysh pasurine dhe pushtetin e biznesmenit rus, pronar i klubit futbollistik "Chelsea". Titullarja e lokalit nuk ka hezituar te jape shpjegime per vendimin e saj. "Cfare duhet te beja? Te nxirrja nga lokali klientet e tjere? Avramovich telefonoi shume vone dhe te gjitha vendet ishin te zena. Nese do te rikthehet ketu, mund te prenotoje me pare", tha Angela Mascolo, e cila shtoi se te njejten zgjidhje ka dhene edhe kur eshte bere fjale per miqte e saj.