E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kenaqesia Seksuale

Erotika mund te behet nje burim pozitiv energjie. Erotika nuk eshte vetem ajo qe ndodh ne dhomen e gjumit, por eshte dhe trokitja ne ndjenjat tona me te thella, ne energjite tona krijuese, te cilat depertojne ne te gjitha aspektet e jetes sone

Grate i perjetojne kenaqesite seksuale ne shume menyra: fizike, emocionale, shpirterore, si dhe ne aspektin intelektual. Mund te ndjejme kenaqesine e nje perkedheljeje te bute, nje kercimi erotik ose nje orgazme qe te ben uje ne djerse. Tradicionalisht, pershkrimet e studiuesve meshkuj fokusohen ne ndjesite e organeve gjenitale dhe ne fazat e eksitimit (epshndjelljeve). Por erotika dhe kenaqesia jane shume me teper se kaq. Tingujt, pamjet, aromat dhe prekjet mund te na ndezin ndjenjat tona seksuale, po ashtu si fantazite, nje foshnje qe te thith gjirin, aroma e nje trupi me te cilin je familjarizuar, te veshesh nje fustan provokues, nje bashkebisedim qe te ben per vete ose nje kenge e preferuar. Erotika mund te behet nje burim pozitiv energjie. Erotika nuk eshte vetem ajo qe ndodh ne dhomen e gjumit, por eshte dhe trokitja ne ndjenjat tona me te thella, ne energjite tona krijuese, te cilat depertojne ne te gjitha aspektet e jetes sone. Mund te jete per faktin qe ne ndihemi te lidhura - me fuqite tona, me te dashurit tane, me natyren, me nje pushtet me te larte. Megjithate, per shume arsye ne mund te mos ia shpalosim veten tone kenaqesive seksuale. Ne mund te jemi mbartes te mesazheve te kulturave seksiste, raciste

dhe homofobike, sipas te cilave trupat dhe ndjenjat tona te epshit nuk vlejne. Mund te ndihemi te pasigurta fizikisht apo emocionalisht. Mund te kemi frike se mbetemi shtatzene ose infektohemi me HIV/AIDS. Mund te na kene abuzuar seksualisht dhe disa situata mund te na sjellin kujtime te frikshme. Ndoshta na duhet te punojme me ore kaq te zgjatura sa nuk kemi as kohe dhe as energji te mjaftueshme per seks. Per disa prej nesh, te themi hapur ato qe duam apo nuk duam seksualisht - domethene "te veme kufij" - na ben te ndihemi te sigurta dhe te perjetojme me shume kenaqesi. Duke ndare perjetimet tona te kenaqesive, duke ditur edhe kufizimet me te cilat perballemi, mund te shkojme drejt nje mirekuptimi me te madh dhe permbushjes se erotikes se grave.

Modele te reagimeve seksuale

Ndersa eksitohemi, ne pesojme nje sere ndryshimesh fizike dhe emocionale, ndonjehere te quajtura "pergjigje seksuale". Ne fillim te eksitimit seksual, venat ne pelvis, vulve dhe klitor fillojne te zgjerohen (te hapen) dhe te mbushen me gjak, duke e bere te gjithe zonen qe gradualisht te ndihet plot. (Kjo quhet vasokongjestion - vershim i gjakut ne vena). Ne vagine, kjo enjtje jep nje reagim "djersitjeje", duke prodhuar keshtu lengun qe i ben buzet

e vagines te lageshtohen - shpesh kjo merret si nje shenje e pare qe ne po eksitohemi seksualisht (Grate qe e kane kaluar menopauzen mund te mos kene kaq shume lubrifikim). Vershimi i madh i gjakut ben edhe qe mitra te zgjerohet dhe te ngrihet brenda kavitetit te pelvisit (legenit, bacinit). Tensioni seksual ngrihet ne te gjithe trupin, nderkohe qe muskujt fillojne te tendosen ose te kontraktohen (myotonia). Frymemarrja mund te shpeshtohet, thithat e gjirit mund te forcohen e te ngrihen lart dhe nje skuqje e lehte mund te na pershkoje lekuren. Kur reshtim se beri dashuri, ne hyjme ne fazen e renies. Gjysme ore ose me teper, pasi bie fryrja e orgazmes, muskujt clirohen dhe klitori, vagina dhe mitra kthehen ne pozicionet e tyre te zakonshme.

Orgazma

Masters-i dhe Johnson-i mbronin teorine se te gjitha orgazmat jane te njejta fiziologjikisht (te provokuara nga klitori, me kontraktime qe behen kryesisht ne nje te treten e jashtme te vagines). Megjithate, disa gra pershkruajne orgazma qe nuk pershtaten me kete model. Nje orgazem e tille arrihet me penetrim ne vagine dhe ndihet "thelle" ose "ne miter". Perqendrimi i tensionit ndonjehere perfshin edhe mbajtjen e frymes per nje kohe te gjate ne menyre te pavullnetshme. Me arritjen e orgazmes, e nxjerr ate ne menyre shperthyese. Duket se nuk ka ndonje kontraktim te nje te tretes se jashtme te vagines. Shume gra me probleme ne shtyllen kurrizore qe nuk ndiejne asgje ne zonen e pelvisit, kane raportuar qe kane perjetuar orgazma dhe ndjesine qe te sjell ajo diku tjeter ne trup. Edhe grate qe nuk kane invaliditete mund te perjetojne te tilla ndjesi. Te kerkosh modelin e vetem, "te sakte" te orgazmes se femrave, nuk pasqyron diversitetin e pervojave qe kalojne grate.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›