Këshilli i Sigurisë vlerëson gjendjen në Kosovë
"Institucionet dhe organet e sigurisë në vend janë duke kryer detyrat e tyre në nivel të lartë dhe ekziston një bashkëpunim i mirë midis Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it në fushën e rendit", theksoi kryeministri Thaçi në takimin e sapombajtur.
Përmes një komunikate pas takimit, bëhet e ditur se është vlerësuar se edhe pse disa incidente kanë ndodhur ditët e fundit në veri të Kosovës, situata e përgjithshme është e qetë dhe ka një progres në menaxhimin e kufijve dhe të doganave.
Po ashtu, u konstatua se ka një rënie të veprave kriminale dhe të rasteve të dhunës ndëretnike.
Po kështu është përshëndetur edhe kthimi i pjesëtarëve të komunitetit serb në Policinë e Kosovës dhe në qendrat e paraburgimit.
Këshilli i Sigurisë, u ka kërkuar nga organeve të drejtësisë që të punojë për zbardhjen e vrasjes së dy banorëve serbë të Parteshit të Gjilanit, javën e kaluar. Është kërkuar që ky rast mos të politizohet dhe të priten rezultatet e hetimeve.
Në takimin e sotëm, Këshilli i Sigurisë i ka dhënë mbështetje finalizimit të Strategjisë Kombëtare të Sigurisë dhe Strategjisë për Forcën e Sigurisë. Po ashtu, i është dhënë mbështetje Projektligjit për Klasifikimin e Informatave, i cili pas miratimit nga Qeveria do të procedohet në Kuvendin e Kosovës.