Presidenti, Pollo: Opozita të reflektojë për një kandidat konkret

Ministri i Inovacionit Genc Pollo i ka bërë thirrje opozitës të reflektojë në mënyrë që në raundin e tretë të ketë një kandidat konkret për presidentin e ri të shtetit.
“U mbyll raundi i dytë i votimit për presidentin e ri. Shpresoj që në raundin e tretë të ketë reflektim për emra konkretë. Deri tani duke marrë parasysh edhe takimin e mbrëmshëm mes kryeministrit Berisha dhe kreut të PS-së Rama në përgjithësi duket se jemi dakort për procesin dhe për profilin që duhet të ketë kandidati. Është përgjegjësia e opozitës të reflektojë që të thojë fjalën e fundit dhe jo fjalën e radhës. Nëse PS-ja ka emra duhet ti bëjë publike” theksoi Pollo
Në një prononcim për “Ora News”, Pollo ka theksuar se gjithashtu se mazhoranca nuk do të tërhiqet nga kandidati i saj, Xhezair Zaganjori.
“Mendoj se mazhoranca i ka gjitha arsyet për të mbështetur kandiaturën e Zaganjorit. Ne shpresojmë që të kemi jo vetëm një mbledhje në emër të kushtetues por edhe një zgjedhje sipas kushtetutës” shtoi Pollo.