Masakra e Pukës, Përmarkajt thirrje Ina Ramës: Duam drejtësi
PUKE- "Masakra e ndodhur më 29 qershor në Qelëz duhet të hetohet në mënyrë të paanshme. Dy vëllezërit e mi do të vetëdorëzohen, nëse çështja do i kaloj Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ngjarja ku mbetën të vrarë vëllezërit Hil e Paulin Markaj si dhe u plagosën 3 të afërmit e tyre nuk duhet të hetohet nga Prokuroria e Pukës". Kështu deklaroi dje, vëllai i autorëve të masakrës, Pashk Përmarkaj.
Ai është kthyer nga Greqia ku ka emigruar prej vitesh sapo ka mësuar lajmin për ngjarjen e rëndë, dhe tani thotë se rri i ngujuar në fshatin Kasall të Kamzës. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", 46- vjeçari Përmarkaj kërkon drejtësi në këmbim të dorëzimit të vëllezërve të tij, Antonit dhe Sokolit.
Dini gjë si ndodhi masakra në fshatin Qelëz ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Hil e Paulin Markaj dhe u plagosën tre të afërm të tyre?
Unë kam qenë në Greqi në kohën kur ka ndodhur kjo ngjarje. Tashmë, dihet se ne si familje jemi në gjak. Autori i vrasjes së vëllezërve Hil e Paulin Markaj është vëllai im, Antoni. Këtë fakt ne kemi bërë me dije dhe nëpërmjet një deklarate me shkrim.
A keni kontakte me vëllezërit tuaj, Antonin dhe Sokolin?
Normalisht që unë kam kontakt me vëllezrit e mi.
A e dini se ku ndodhen ata?
Po. Unë e di, por nuk jam i detyruar që ta tregoj se ku ndodhen ata. Unë kam të drejtë me Kushtetutë që t'u vij në ndihmë, pasi ata janë vëllezërit e mi, dhe momentalisht kanë nevojë dhe për ndihmë mjeksore.
A keni negociuar me vëllezërit tuaj që të dorëzohen?
Po, kam negociuar që vëllezërit e mi të dorëzohen, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë, nëse institucionet përkatëse nuk do na garantyojnë ne si familje se do të bëjnë një gjykim të drejtë dhe të paanshëm.
Si mund të arrihet një gjykim i drejtë për vëllezërit tuaj?
Kjo mund të arrihet vetëm nëse çështja i kalon për hetim Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ne kërkojmë që hetimi të mos bëhet nga Prokuroria e Pukës, pasi me sa duket ajo është e ndikuar jo pak në lidhje me këtë çështje. Unë i bëj apel publikisht Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama që çështjen në ngarkim të dy vëllezërve të mi, Antonit dhe Sokolit të ia delegoj Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Në fakt këtë kërkesë ia kam bërë Prokurores së Përgjithshme, por deri tani nuk kam marrë asnjë përgjigje, nuk ka asnjë reagim. Madje, deri tani Prokuroria nuk është marrë as me njërin nga vëllezërit e mi, i cili ndodhet në Spitalin e Burgut.
Nëse Prokuroria e Përgjithshme i përgjigjet apelit tuaj duke e kaluar çështjen në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, vëllezërit tuaj do të vetëdorëzohen?
Ju garantoj që nëse plotësohet kjo kërkesë, unë do të negocioj që ata të vetëdorëzohen. I bëj apel Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama që të vej dorë mbi këtë ngjarje, me të cilën aq shumë po abuzohet. Ndërkohë, që Avokati i Popullit duhet të shtrij hetimin e tij edhe në organin e Prokurorisë që të ketë një hetim gjithpërfshirës dhe jo të njëanshëm.
Ju keni shprehur rezerva edhe për policinë e Pukës. Çfarë mund të thoni për këtë?
Po është e vërtetë që kam shprehur rezerva. Por, pasi vëllai më ka shpejguar të gjithë ngjarjen e 29 qershorit, kam arritur në konkluzionin që Policia nuk është e implikuar të paktën për sa kohë më është bërë e ditur se çështja mbi konfliktin e vëllait tim Antonit dhe Ildi Markajt i ishte referuar Prokurorisë së rrethit të Pukës.
A ndjeheni në faj për atë që ndodhi në fshatin tuaj të lindjes në Qelëz?
Ndjej keqardhje për atë çfarë ka ndodhur, pasi ne, dhe unë përsonalisht kisha bërë të gjithë përpjekjet me Paulinin që u vra dhe Bardhokun, vëllain tjetër të viktimave që sherret të mbylleshin. Por me informacionin që kam unë, sherri nuk është provokuar nga vëllai im. Ka qënë plagosja e vëllait tim që është pasuar më atë çfar ndodhi, dhe nuk zhbëhet më.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)