E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Partite shqiptare, jo me konflikte"

Presidenti Bamir Topi, inkurajoi dje bashkepunimin mes udheheqesve politike shqiptare ne Maqedoni, ne interes te paqes, qendrueshmerise dhe begatise. Kete mesazh, kreu i shtetit ia dha dje gjate nje takimi, kryetarit te Partise Demokratike Shqiptare te Maqedonise, Menduh Thaci. Ne takimin e zhvilluar ne ambientet e Pallatit te Brigadave, kreu i shtetit u shpreh: "Udheheqesit politike shqiptare ne Maqedoni, t'i largohen perfundimisht mosmarreveshjeve te vjetra duke e qetesuar e parapergatitur elektoratin shqiptar, qe te shkoje ne zgjedhje larg mendesive te konfliktualitetit dhe perplasjeve tradicionale". Ne kete pike, kreu i shtetit shqiptar theksoi nevojen e bashkepunimit mes partive shqiptare ne te mire edhe te se ardhmes se shqiptareve ne Maqedoni. Ndersa kryetari i Partise Demokratike Shqiptare te Maqedonise, Thaci pasi shprehu mirenjohjen per pritjen e rezervuar dhe vleresoi rolin e Institucionit te Presidentit, ne situaten aktuale politike ne Shqiperi, e informoi kreun e shtetit shqiptar rreth zhvillimeve me te fundit ne vendin fqinj, rreth problemeve dhe perpjekjeve te forcave politike shqiptare ne Maqedoni, per te gjetur gjuhen e perbashket e per ta perfaqesuar sa me mire elektoratin e tyre, me qellim permbushjen e aspiratave integruese euroatlantike. Ne takim u diskutua dhe rreth situates ne rajon, asaj ne Maqedoni ne vecanti, sidomos mbi klimen parazgjedhore atje, dhe rreth rolit te partive politike ne shtetin fqinj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›