E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanovic: 54 njohje nuk jane pak

Strukturat serbe te Kosoves ne veri i kane ftuar deputetet e Parlamentit te Serbise qe te marrin pjese neser ne nje seance te Parlamentit serb, qe per Prishtinen paraqet nje strukture paralele dhe te paligjshme. Kjo seance eshte paralajmeruar se do te mbahet ne Zvecan, si pjese e politikes kundershtuese dhe injoruese te Serbise ndaj Kosoves se pavarur. Sekretari i Qeverise serbe per Kosoven, Oliver Ivanovic, thote se Kosova e shpalli pavaresine dhe tani e nje vit gjithe energjine e ka perqendruar ne njohjet nderkombetare, duke mos e kuptuar se nga pavaresia nuk jetohet. Ivanovic parasheh shume probleme ne Kosove. "Kosoven e kane njohur 54 vende, cka nuk eshte pak dhe eshte me shume sesa qe kam pritur, por ne cdo rast nuk eshte e mjaftueshme. Nuk ka projekte madhore per punesimin e njerezve dhe, heret a vone, te rinjte do te dalin ne rruge dhe Qeveria e Kosoves nuk do te mund ta fajesoje per keto probleme ne vazhdimesi Serbine", thote Ivanovic.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›