E Diel, 1 Nëntor 2026

Fëmijët e ngujuar, Kuvendi pro kushteve të familjarëve për qendrën e Poliçanit

Tiranë, 22 Maj, NOA /Blerina Ahmetaj - Komisioni parlamentar i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale i rekomandon ministrisë së Punës që të plotësojë kushtet për rikthimin në qendrën e Poliçanit të 18 fëmijëve të ngujuar, të cilët e braktisën atë një vit më parë.

Kryetari i komisionit, deputeti i mazhorancës Tritan Shehu, thotë se qendra e Poliçanit ka infrastrukturën e nevojshme për të pritur fëmijët e ngujuar, por ai i kërkon ministrit të Punës Spiro Ksera që të marrë masa dhe për plotësimin e qendrës me staf të kualifikuar me psikologë e sociologë për shkak të problemeve që mbartin fëmijët si pasojë e fenomenit të gjakmarrjes.

Ne e dimë që në qendrën e Poliçanit janë akomoduar pleq dhe aty ofrohen shërbime multi-funksionale por i kemi rekomanduar ministrisë së Punës që të krijojë kushte të përshtatshme për fëmijët e ngujuar pasi mendojmë se nga ana infrastrukturore kjo nuk përbën problem. Ajo që mendojmë si çështje që duhet zgjidhur është stafi i trajnuar që duhet të merret me fëmijët. I kemi rekomanduar ministrisë së Punës që stafi të jetë i veçantë nga shërbimi për pleqtë, thotë Shehu.

Ky vendim që pritet të marrë formën e prerë ditën e hënë, bie ndesh me deklaratën e drejtorit të Shërbimit Social Shtetëror, Mihal Naço.

Naço ka deklaruar se fëmijët e ngujuar mund të rikthehen në qendrën e Poliçanit, por nuk ka pranuar asnjë kusht të familjarëve të fëmijëve.

Sipas tij, familjarët e ngujuar duhet të paraqesin një kërkesë pranë policisë apo zyrës së Shërbimit Social Shtetëror.

Shërbimi për fëmijët e ngujuar është ngritur gjatë vitit 2006 dhe gjatë këtij viti, deri në qershor 2007 është financuar nga projekti i Bankës Botërore, ku palë në administrim ishin Bashkia dhe shoqata Për edukim arsimor e social të fëmijëve të ngujuar e në nevojë, drejtuar nga Liljana Luani.

Më pas, qendra është administruar vetëm nga shoqata, pasi midis shoqatës dhe Bashkisë ka patur divergjenca në lidhje me administrimin e fondeve buxhetore të disbursuara nga MPÇSSHB në fund të vitit 2007 dhe fillim të vitit 2008. Për zgjidhjen e kësaj çështjeve palët janë në proces gjyqësor.

Qendra e Poliçanit u krijua me një vendim të këshillit të ministrave në nëntor të vitit 2008 si qendër kombëtare për trajtimin e fëmijëve të ngujuar.

Sipas vendimit, administrimi i saj kaloi në varësi të Shërbimit Social Shtetëror.

Por në janar të vitit 2009, fëmijët u detyruan ta braktisnin qendrën pasi për shkak të një konflikti mes shoqatës dhe bashkisë, atyre iu ndërprenë fondet.

Familjarët e fëmijëve të ngujuar kanë pranuar ti rikthejnë fëmijët të cilët kërcënohen me jetë nga gjakësit e tyre, vetëm nëse pranohen disa kushte mes të cilave dhe ndryshimi i stafit dhe vendosja në krye të tij e një drejtoreshe femër, kushte këto që duket se kanë gjetur mirëkuptimin e deputetëve të komisionit parlamentar.

b.a/n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›