E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vitamina E parandalon bronkitin, ul rrezikun për sëmundjet e mushkërive

Një studim i ri ka treguar se konsumimi i rregullt i vitaminës E në formë të tabletave shtesë mund të ulë rrezikun e prekjes nga sëmundjet kronike obstruktive të mushkërive për 10%. Në mesin e këtyre sëmundjeve përfshihen edhe bronkiti

(ndezja dhe ngushtimi i rrugëve të frymëmarrjes) dhe emfizema (atrofia dhe humbja e elasticitetit të mushkërive).Në hulumtimin që ka zgjatur 10 vjet kanë marrë pjesë rreth 40 mijë persona mbi moshën 45-vjeçare. Rezultatet kanë treguar se personat të cilat rregullisht marrin vitaminë E si shtesë ushqimore, edhe nëse janë duhanpirës ose jo, kanë rrezik më të ulur të preken nga sëmundjet e mushkërive. Edhe disa studime të mëhershme kishin treguar se vitaminat A, C dhe E, për shkak të efekteve anti-oksiduese mund të përmirësojnë shëndetin e mushkërive.

Vitamina K antikancerogjene, limoni dhe perimet parandalojnë kancerin
Një nga të dhënat më të reja të klinikës së njohur Mayo tregon se dhënia e preparateve shtesë të vitaminës K, zvogëlon rrezikun për shfaqjen e kancerit të sistemit limfatik.Duke studiuar limfomën non-Hodgkin te më shumë se 1.600 pacientë, shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se marrja ditore e 108 mikrogramëve të vitaminës K, zvogëlon për 45% rrezikun e shfaqjes së kësaj sëmundjeje, në raport me ata që marrin më pak se 39 mikrogramë të vitaminës K. Limoma non-Hodgkin është formë e karcinomës që përfshin sistemin limfatik, ndërsa paraqitet në 29 forma të ndryshme. Format kryesore të vitaminës K janë filokinoni-K1, burim kryesor i të cilit janë perimet e gjelbra dhe menakioni- K2, burim kryesor i të cilit janë mishi dhe produktet e fermentuara të qumështit.

Çaj i gjelbër mbron dhëmbët dhe lufton mikrobet e gojës
Shkencëtarët japonezë kanë zbuluar se vetëm një lugë çaji i gjelbër në ditë mund të ulë rrezikun e prishjes së dhëmbëve deri në 20%. Çaji i gjelbër ka në përbërje antioksiduesit e quajtur katekina, të cilët janë përgjegjës për efektet pozitive në shëndet. Këto antioksidues të fuqishëm, mund të frenojnë zhvillimin e baktereve veprimi i dëmshëm i të cilave shkakton paraqitjen e paradentozës. Çaji i gjelbër ndikon edhe në uljen e rrezikut të prekjes nga sëmundja Alzheimer, kanceri, sëmundjet kardiovaskulare, si dhe ndihmon në kontrollimin e peshës trupore.

Last Updated on E Shtune, 22 Maj 2010 19:36

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›