E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Femijet e tij", zhduket deshmitari

Tirane- Nje femije, i cili ka jetuar ne qendren "Femijet e tij", eshte zhdukur pa gjurme. Por jo vetem kaq, edhe nje prej te denuarve nga Gjykata e Tiranes per moskallezim krimi, pasi ka pasur dijeni te plote per abuzimet ne qender, nuk eshte gjendur ne adresen e kerkuar nga gjykata. Kete fakt e ka bere te ditur dje, trupi gjykues gjate procesit gjyqesor, i cili nuk ka arritur te njoftoje deshmitaret. Nje nga deshmitaret qe duhet te jepte deklarime gjate procesit te djeshem gjyqesor, ka qene edhe deshmitari Flamur K. Ai mesohet se ka jetuar per nje periudhe te gjate kohore ne fondacionin e drejtuar prej David Braun, i denuar nga gjykata dhe dy te pandehurve Dino Kristodulu dhe Robin Arnold. I mituri eshte thirrur si deshmitar, ne procesin ne ngarkim te dy anglezeve te akuzuar per "marredhenie homoseksuale me te mitur", por nuk eshte arritur te gjendet asnje adrese e tij. Mesohet se femija eshte nje prej te abuzuarve ne qender, si dhe deshmitar kyc ne kete proces. Trupi gjykues i kryesuar nga ana e gjyqtares Shefkie Demiraj, ka sqaruar se nuk dihet asnje adrese e femijes dhe qe prej dites kur eshte mbyllur fondacioni, nuk ka asnje dijeni se ku ndodhej ai. Mesohet se ai ka jetuar per pak kohe ne nje shtepi femijesh, por me pas eshte larguar prej saj, tek te afermit e tij. Mosparaqitja e deshmitarit, ka bere qe procesi gjyqesor ne ngarkim te dy te pandehurve te shtyhet. Ndersa gjykata do te perpiqet qe te gjeje adresat e deshmitareve ne menyre te tille qe keta te fundit te deshmojne kunder dy te pandehurve. Dino Kritodulu dhe Robin Arnold akuzohen per abuzime me femije, te ndodhura ne qendren "Femijet e tij". Nga ana tjeter Janaq Papleka i denuar nga togat e zeza te Gjykates se Tiranes, per vepren penale te moskallezimit te krimit ka ndryshuar banese. Gjykata do ta therrase ate per te dhene shpjegime ne seancen e radhes. Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Tiranes ka rezultuar se, nje pjese e femijeve ishin abuzuar per disa vite me radhe nga ana e te pandehurve, qe ne moshe te vogel. Madje ata jo vetem qe ishin abuzuar por edhe ishin kercenuar qe te mos tregonin asgje, ne lidhje me keto abuzime. Vete femijet kane treguar para trupit gjykues, per abuzimet qe iu jane kryer. Gjate deshmise se tyre ata kane treguar te gjitha tmerret e perjetuara ne qender, deri ne menyren sesi kane abuzuar me ta seksualisht.

David Bruan u denua me 20 vjet

Disa muaj me pare Gjykata e Tiranes denoi me 20 vjet burgim, ish-drejtuesin e qendres "Femijet e tij", David Braun, ndersa vendosi qe pas kryerjes se denimit, ai do te debohet nga vendi yne. Vete Braun e mohoi akuzen e ngritur nga prokuroria, duke sqaruar se nuk kishte abuzuar me asnje femije, por i kishte shpene keta te fundit per t'i vizituar ne spital. I denuari, gjate gjithe seancave gjyqesore ne ngarkim te tij, deklaroi se kishte qene nje baba per femijet dhe jo te kishte abuzuar me ta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›