E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ja si ndodhi masakra e Cerrikut"

Tirane- I penduari i grupit te akuzuar per masakren e Cerrikut te ndodhur ne vitin 1997 ka rindertuar ngjarjen, duke rrefyer me detaje vrasjen e gardisteve dhe pozicionet e gjithsecilit. Bujar Buzani eshte pyetur per 3 ore rresht, para trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Klodian Kurushi. I pandehuri ka treguar ngjarjen ashtu sic i eshte pergjigjur oficereve te Policise Gjyqesore, gjate marrjes ne pyetje te tij.

Aktualisht po vuaj denimin me 12 vjet burg, per pjesemarrje ne bandat e armatosura. Pyetje:Cfare dini per vrasjen e disa gardisteve ne qytetin e Cerrikut, ndodhur me date 23.05.1997?

Pergjigje: Dua te sqaroj se une nuk e mbaj mend si date, por ate dite qe eshte bere lufta ne Cerrik dhe jane vrare gjashte gardistet, une se bashku me vellezerit e mi Sokolin, Tomorrin, Bashkimin si dhe djemte e tezes time Arjan Toska, Luftar Toska dhe Alban Toska, kemi qene duke ndenjur ne lagjen tone tek kryqezimi i Belshit, pra ne lagjen Nr.3 te Cerrikut, duke ndenjur pasi ne aty rrinim edhe naten sepse benim sherbim ne postbllok, pasi kishim frike se mos vinte Mandela, i cili ishte ne hasmeri me Arjar Tosken dhe na vriste. Ate dite ka qene mengjes, ora nuk me kujtohet dhe tek lagjja jone kane ardhur me nje makine Meti Bozi, Llazi Bici dhe Landi Xhepexhiu dhe na takuan, e ne bisede e siper Meti Bozi na thote "Po vijne Forcat Speciale nga Tirana dhe do te bejne kontrolle, do na vjedhin dhe do te na perdhunojne, prandaj te ngrihemi dhe te mbrojme shtepite tona". Meti me keto fjale iu drejtua Arjanit, pasi ai ishte si me kapoja tek ne. Arjani na thote "Hajdeni e shkojme ne Cerrik" dhe ne keshtu vepruam. U nisen te gjithe dhe se bashku me ne kane qene dhe dy "arixhinj" te cilet quhen Ardjan Kalia dhc Florenc Kalla.

Kur shkuam ne Cerrik ne te gjithe donim te hipnim ne tarracen e nje pallati, i cili ishte ne hyrje te Cerrikut por Meti Bozi dhe Lazi Bici na thane qe nuk do te hipni ketu, por do te shkojme ne qender te qytetit. Kur shkuam ne qender, Meti dhe Llazi na thane " ju do te hipni ne katin e dyte te kinemase se qytetit, se tek tarracat e pallateve do te hipi grupi i Landit". Dhe ne keshtu vepruam te gjithe ne lagjen Nr.3 hipem tek kinemaja dhe kur kemi hipur ne katin e dyte te kinemase, une kam pare se aty kishte shume arka, te cilat dukeshin qe ishin me arme pasi ishin nga ato te ushtrise. Pasi hipem tek kati i dyte i kinemase mbaj mend qe Luftar Toska u pozicionua tek dritarja, nga ana e majte e kinemase. Tek dritarja e mesit ishte Arjan Toska dhe ne dritaren e anes se djathte u pozicionua Alban Toska, ndersa une se bashku me vellezerit kemi qene tek nje si dere. Dua te them se nga te gjithe pozicionet qe ne zume ,e kontrollonim mire sheshin ne qender te qytetit. Dhjete minuta pasi ne jemi pozicionuar ne kinemane e qytetit, nga une pashe qe po vinte nje makine e blinduar e cila po kalonte para nesh dhe po shkonte ne drejtim te shkolles andej nga eshte dhe fusha e sportit, dhe ne kete kohe blindin, filluan ta qellonin me arme nga tarracat e pallateve. Pasi blindi shkoi deri ne afersi te shkolles u kthye perseri ne drejtimin tone dhe ne kete moment Arjan Toska, i cili ishte i vetmi nga ne qe kishte kundratank, e qelloi blindin nje here por nuk arriti qe t'i bente gje, por kur goditi per here te detyre ai, predha e antitankut ka goditur pjesen e serbatorit ku rri nafta dhe ne keto moment blindi ndaloi dhe me pas filloi qe te dilte tym, pra blindi filloi te digjej dhe qe blindin e ka goditur Arjani, une ne kete moment jam shume i sigurt dhe kur i thone, fus duart ne zjarr per kete qe po them, pasi nga ne, vetem Arjani kishte kundratank. Gjithashtu, me kujtohet se kur Arjani gjuajti me kundratank ne drejtim te blindit, gazrat qe ai leshoi nga mbrapa, kane bere qe te shembej suvaja e tavanit te kinemase dhe i kane rene ne koke vellait tim, Tomorrit, i cili u vra pak nga keto copa llaci. Me pas une mbaj mend qe kemi dale nga kinemaja dhe kemi qene shume te frikesuar dhe kemi shkuar per nga pjesa e pasme e kinemase, dhe disa metra pas saj, kemi gjetur nje fugon te gardisteve, i cili ishte braktisur. Pasi e kemi kontrolluar, une kam marre nje radiomarrese nga ato te policise dhe nje automatik te vogel "Tomson". Nga ketu, jemi kthyer perseri ne qender te qytetit, aty ku ishte blindi i djegur dhe une kam degjuar Arjan Tosken, i cili thoshte "e dogja tankun". Dua te them se ne kete moment kishte mbaruar lufta dhe aty ne sheshin e qytetit ku ishte tanku i djegur, ishin mbledhur shume njerez, nder te cilet une mbaj mend Arjan Tosken, Sokol Buzanin, Tomorr Buzanin, Alban Tosken, Ardian Ademin, Nol Braka, Landi Xhepezhiu, Meti Bozi, Llazi Bici dhe shume te tjere qe nuk me kujtohen tani. Gjithashtu, me kujtohet mire qe nje person, i cili eshte i dores tone (jevg) dhe qe quhet Landi, mbiemri i tij nuk me kujtohet, i cili edhe ai si te gjithe ne i armatosur ka ardhur dhe ka nxjerre dy kufomat e djegura nga tanku dhe i ka lene te shtrire ne shesh. Dua te them gjithashtu se Nol Braka, kur ka pare "tomsonin" qe une e mora te fugoni i policise, me ka thene qe ma jep mua "tomsonin" sa te bej nje xhiro dhe do ta jap perseri. Une ne fakt nuk doja t'ia jepja, por me pas ia dhashe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›