Dy aksidente ne superstrade, kater shofere te plagosur
Dy aksidente te njepasnjeshme kane ndodhur dje ne superstraden Fushe-Kruje-Lezhe. Ngjarja e pare ka ndodhur ne oren 08:30 te mengjesit ne aksin Lac-Lezhe, vendi i quajtur kryqezimi i Fushe-Milotit, ne hyrje te ures. Dy autovetura, nje "Benz" me targe TR6346N, e drejtuar nga Ndue Shkurti dhe LE5786A, me drejtues 20-vjecarin Elvis Gjoka, jane perplasur. Per pasoje jane plagosur rende dy shoferet, qe u derguan ne spitalin e Lezhes dhe ndodhen jashte rrezikut per jeten. Gjysme ore me pas, ne vendin e quajtur Kryqezimi i Ishull Shengjinit, nje ciklomotor qe drejtohej nga 21 vjecari Alket Gjekmarkaj, eshte perplasur me mjetin tip "Opel", me targa te huaja AN283, qe drejtohej nga 54 vjecari Ndue Gjetja. Drejtuesit pesuar lendime, ndersa shkak i ngjarjeve eshte bere shpejtesia.
A.B.
A.B.