E Diel, 1 Nëntor 2026

Maska bastis banesen, bixhozxhiu kalimtaren

Dy grabitje me dhune kane tronditur zonen e Milotit dhe Lezhes brenda 48 oreve te fundit. Policia vendore vuri ne pranga te dyshuarit per keto ngjarje dhe deklaroi se, behet fjale per bastisjen e nje banese me maske e sende te forta, ku jane marre 150 mije leke dhe rrembimin po me force, te cantes se nje qytetareje ne rruge, ku ndodheshin 38 mije leke. Nje pjese e ketyre lekeve ishin harxhuar ne Poker nga i dyshuari. Burime zyrtare thane se ndaluan Gezim Kasemin, 32-vjec, banues ne Milot, i denuar me pare per vjedhje. Ne nje banese te qytezes dy dite me pare i dyshuari ka marre nje sasi bizhuterish dhe 150 mije leke qe i jane kapur ne cilesine e proves materiale. Agjentet i gjeten gjate kontrollit nje kapuc leshi i zi, nje kapuc sintetik xhiboksi, nje pale doreza material leshi me ngjyre te zeze dhe nje pale dara hekuri. Kasemi akuzohet per vepren penale te "vjedhjes". Po diten e djeshme eshte ndaluar Fatjon Gjoni, 20-vjec, banues ne Lezhe, i cili akuzohet se ne afersi te oborrit te shkolles se mesme "Hydajet Lezha", ka grabitur nje kalimtare, duke i marre canten me leke dhe nje unaze floriri. Te riut i jane gjetur vetem nje sasi lekesh, pasi pjesen tjeter e kishte harxhuar duke luajtur Poker.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›