E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femijet endacake enden rrugeve te Tiranes

Në zonat më të frekuentuara të Tiranës, punojnë dhe jetojnë fëmijët endacakë, shumica prej tyre analfabetë pasi kanë braktisur shkollën.

Pasi qëndrojnë për orë të tëra gjatë ditës në një vend, ato zhvendosen në zona të tjera të qytetit, ku mund të riprovojnë fatin duke i shtrirë dorën qytetarëve në këmbim të disa monedhave.

Mjafton të marrin diçka, dhe për ta dita ka përfunduar me sukses.

Qendrat ditore për endacakë janë vende ku këta fëmijë dhe të rriturit që i shoqërojnë ata, shkojnë çdo ditë për të siguruar një vakt ushqim falas.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›