Pranga policit bakshiak merrte ryshfet nga lokalet ne Bllok
Skuadra e antikrimit ekonomik e Policisë së Tiranës ka zbuluar dy raste mitmarrjesh duke vënë në pranga autorët. Agim Doçi, punonjës i Policisë Bashkiake të Tiranës dhe detyrë inspektimin e bizneseve të zonës së Bllokut, u merrte 10 deri në 20 mijë lekë të reja çdo muaj, pronarëve të bizneseve në këtë zonë, për t’i favorizuar në lejimin e kryerjes së aktivitetit pa kasa fiskale.
Lajmi konfirmohet nga Policia e Tiranës, e cila me anë të një deklarate njoftoi se Doçi ishte arrestuar për akuzën e korrupsionit pasiv i personave që kryejnë funksione publike.
Skuadra e hetimit të krimeve ka pasur ndihmën e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në identifikimin e personit që hiqej si shef i Antikrimit Ekonomik apo i Sektorit të Krimeve të Rënda duke mashtruar dhe marrë para nga qytetarë të ndryshëm në këmbim të favoreve që ai pretendonte se mund të bënte.
Hetimi sqaroi se Bekim Alla, nuk rezultonte të ishte efektiv i policisë, ndërsa u dokumentuar një rast kur ai kishte marrë 2300 euro një qytetareje duke e siguruar se do e punësonte pranë Drejtorisë Arsimore në Tiranë.
Edhe pse kishte paguar shumën e kërkuar që në datën 8 shtator të vitit të kaluar, kjo e fundit jo vetëm që nuk ishte punësuar por nuk arrinte as të merrte paratë e paguara.