LSI, Rama: Vendimi i Kolegjit Zgjedhor profesional
TIRANE- LSI e cilëson vendimarrjen e djeshme të Kolegjit Zgjedhor si “profesionale dhe të pandikuar nga politika”. Në një prononcim për median nga selia e LSI, sekretari i kësaj force politike Luan Rama deklaroi se zgjedhjet e 8 majit "konfirmuan maturinë qytetare".
Për LSI-në, cilësia e zgjedhjeve, përmbushja e standardeve dhe përputhshmëria me rekomandimet e OSBE/ODIHR, mbeten vlera me esenciale e zgjedhjeve të 8 majit", tha Rama.
"Në këto zgjedhje u konfirmua përgjegjshmëria, pjesëmarrja dhe maturia e qytetarëve të denjë për një shoqëri europiane, të cilët me votën e tyre dëshmuan trendin europian të zhvillimit të vendit, të cilat mbeten padyshim në qëndër të investimit, qytetarit politik të shoqërisë shqiptare", përfundoi Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama
(s.g/balkanWeb)