Tekstet shkollore nis përzgjedhja nga komisionet
TIRANE- Mësuesit e arsimit parauniversitar do t’i përzgjedhin tekstet për vitin e ri shkollor pas datës 16 qershor. "Pas punës së Komisioneve Përzgjedhëse në periudhën 3- 16 qershor, mësuesit do të votojnë për librat që do të zgjedhin", i tha sot ATSH-së, këshilltari i ministrit të Arsimit, Jovan Kristiqi.
Sipas tij, për vitin e ardhshëm shkollor janë 175 tituj të rinj tekstesh, një proces ku kanë marrë pjesë 30 shtëpi botuese. Kristiqi tha se "për këtë vit botimet për klasat e XII-të do të jenë të gjitha të reja. Alternativa të reja ka edhe për klasat e arsimit të detyrueshëm 9-vjeçar, për klasat I-rë deri në të V-ën".
Ai sqaroi se shpërndarja e tekseteve për nxënësit do të nisë më 23 gusht, dy javë nga data e fillmit të shkollës.
Lidhur me rimbursimin e çmimit të librave ai pohoi se do të ndiqet e njëjta procedurë si dhe vitin e shkuar. Përjashtim në këtë rast do të përbëjnë fëmijët romë, për të cilët është deklaruar se tekstet do të sigurohen tërësisht falas. Ndërsa për kategori të tjera, pra për familje ku kryefamiljari ka pagë deri në 300 mijë lekë të vjetra, fëmijët me aftësi të kufizuara si dhe ata që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike, do të ketë një skemë subvencioni që do dorëzohet pranë qendrave ku ata punojnë.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës plotëson këtë vit shkollor një boshllëk të ndjeshëm për pajisjen me tekste të disa kategorive të veçanta të nxënësve të shkollave tona dhe të fëmijëve të emigrantëve shqiptarë, sipas disa standardeve të Komunitetit Europian.
Kristiqi konfirmoi se përfituesit e teksteve të reja janë nxënësit e shkollave profesionale, fëmijët e emigrantëve shqiptarë, fëmijët e verbër dhe romë.
Sipas tij, shteti shqiptar do të furnizojë me libra falas, të hartuara plotësisht për këtë qëllim, fëmijët e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në vende të huaja dhe nuk dinë ose dinë fare pak gjuhën shqipe.
Kristiqi tha se “libra falas do të jepen për të gjithë fëmijët romë dhe fëmijët e verbër të klasave nga I-IX kudo që janë, në shtëpi apo në institucionin shkollor të veçantë për këtë kategori nxënësish”.
Përgatitja e teksteve të duhura për nxënësit e shkollave profesionale, fëmijët e emigrantëve shqiptarë, fëmijët e verbër dhe romë, ka një kohë të gjatë që ka mbetur pa zgjidhje të qëndrueshme dhe ligjore. Kristiqi theksoi se “këto janë tekste shkollore që kanë kryesisht tirazh të vogël, kostoja e prodhimit të tyre del e shtrenjtë, por ne kemi gjetur mënyrat për t’a reduktuar këtë kosto".
Edhe këtë vit shkollor MASH ka dërguar mbi 7000 libra në Greqi, Itali, Angli, por librat e dërguara kanë qenë kryesisht për fëmijë shqiptarë pa ndonjë trajtim specifik, metodikë të veçantë dhe që përbënin një vështirësi për fëmijë që nuk dinin gjuhën shqipe. Këto tekste do të jenë një ndihmë edhe për përmirësimin e edukimit të fëmijëve romë.
Ndërsa për fëmijët e verbër do të ketë libra të alfabetit Brail. Këta fëmijë, që janë inkuadruar në institucionin përkatës, i kanë pasur këto libra, por vendimi i fundit i qeverisë shqiptare përfshin edhe fëmijët që nuk përfshihen në këtë institucion.
Ashtu si një vit më parë shitja e teksteve shkollore do të kryhet në gjitha shkollat e qyteteve, ndërsa për pajisjen e nxënësve të fshatrave me libra do të caktohen shpërndarës./