E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijët festojnë për 7-8 Marsin

Fëmijët e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë nuk mund ta harrojnë pa festuar  festat e 7-8 Marsin. Për ditën e paharruar të mësuesve tanë për të nderuar të gjithë brezat e mësuesve që na mësuan gjuhën tonë, por njëkohësisht dhe festën e nënës asaj që na rrit dhe edukon me urtësi, ngrohtësi dhe dashuri ata akne ëprgatirtui sot një spektakël në sallone Teatrti të Kukullave. Me ndryshim nga festimet e tjera fëmijët e QKKF këtë spektakël,

si buqetë lulesh për rast festash do tia dhurojnë mësuesve, prindërve dhe fëmijëve të Institutit të Nxënësve që Nuk Shikojnë Ramazan Kabashi. Ky program do të çelet me këngë kushtuar mësueses dhe nënës me urimin më të bukur për to. Për të vazhduar atmosferën e kësaj feste do të ketë dhe valle popullore si ajo arbëreshe dhe vallja e Tropojës, recitime etj. Për të gjallëruar jetën artistike të fëmijëve të këtij instituti dhe për ti integruar këta fëmijë mbi bazën e të drejtave të fëmijëve pranë QKKF nëpërmjet aktiviteteve si festivale, koncerte dhe ekspozita pikture nuk mund të lemë pa përmendur drejtorin z.Hajri Mandri dhe nëndrejtoreshën znj. Semiha Hamiti, të cilët vazhdimisht kujdesen për ta. Me dhuratat për fëmijët e këtij instituti mbështetje u bë dhe Kryqi i Kuq Shqiptar, dega Tiranë. Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Kulkturës për Fëmijë Nigda Dako tregon se ky aktivitete vjen në vijim të shumë veprimtarive të tjera kulturore që janë zhvilluar në këtë qendër kulturore dhe një prej tyre është dhe aktiviteti që zhvillohet sot në Teatrin e Kukullave. Ne dëshirojmë që ju të jeni pjesë e këtyre aktiviteteve sensibilizuese, duke ditur që po mbështesim një pjesë të fëmijëve, jeta e të cilëve nuk është aq e lehtë sa e fëmijëve të zakonshëm. Për tu bërë dhe ju pjesë e gëzimeve të pakta të këtyre fëmijëve, ne ju ftojmë të pasqyroni këto aktivitete dhe këto nisma të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, e cila ju gjendet pranë gjithmonë fëmijëve dhe aq më tepër atyre që kanë më shumë nevojë për argëtim dhe pak gëzim në jetën e tyre, pohon Dako. Në vazhdimësi të festave fëmijët e QKKF me 8 mars do të festojnë së bashku me fëmijët e Fshatit SOS në mjediset e kësaj shkolle. Në repertorin e këtij koncerti do të ketë këngë për nënë dhe mësuesin urime, dashuri dhe falënderime për ata që i rritën dhe i edukuan.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›