Mungesa e faturave, qytetarët njihen me tarifën në copa letrash
Një tjetër problem që vihet re tek Operatori i Sistemit të Shpërndarjes është edhe dërgimi i faturave tek qytetarët. Në shumë raste faturat nuk shkojnë dhe në shumë raste të tjera ato humbin. Por OSSH në asnjë rast nuk bënë zëvendësimin e faturës, por për të zëvendësuar atë përdor copa letre ku shkruan kilovatët e konsumuar. Problemi aq banal sa duket
aq edhe problematik është, pasi qytetarët e marrin veshë sasinë e energjisë së konsumuar vetëm në kohën që paraqiten në ndonjë prej filialeve të OSSH. Sipas qytetarëve, serioziteti i kësaj firme duket që në shpërndarjen e faturave apo dhënien e copave të letrës kur qytetarët interesohen për faturat në filialet e OSSH. Problemet për mos dërgimin e faturave tek familjarët lindin edhe për shkak të mosnjohjes së zonës nga faturistët apo mungesës në disa zona të sistemit të adresave.