E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantohet kolana e poetëve amerikanë

Autorë të njohur të letërsisë amerikane vijnë për herë të parë në një kolanë të vetme. Veprat e përzgjedhura të Ezra Paund, Tomas Eliot, Wallans Stivenes, Xhon Eshbery, Robert Hes tashmë do të jenë në duart e lexuesit shqiptar. Të vlerësuar për atë që ata kanë sjellë në fushën e letërsisë, ata sot konsiderohen si ndër emrat më të mëdhenj dhe

në vendin tonë këta autorë të njohur amerikanë erdhën në një kolanë të vetme për lexuesin. Kjo nismë e mbështetur nga ambasada amerikane në Tirane është vlerësuar nga personalitetet e letërsisë shqipe në vendin tonë. Mes një ceremonie në Bibliotekën Kombëtare, ku pjesëmarrës ishin personalitete të rëndësishme të fushë së letrave dje u bë dhe promovimi i 5 librave të autorëve të njohur amerikanë. Promovimi i tyre është bërë në prani edhe të ambasadorit amerikan në vendin tonë z.Xhon Withers. Në këto 5 vëllime ne kemi këtu përfaqësuesit më të mirë. Është e vështire që kohët moderne, ne të mund të mendojmë për një grup me përfaqësues se këta autorë. Dua të nënvizoj faktin se ne kemi edhe të tjerë poetë të kësaj periudhe që janë me vlera të mëdha, përfshirë këtu edhe poetet femra, që herën e ardhshme ne do të kemi mundësi ti shqipërojmë, por edhe publiku të njihet me to. I shikoj këta të 5-të dhe mendoj se çfarë momenti mbresëlënës mund të prekim këtë çast", u shpreh gjatë fjalës së tij përshëndetëse ambasadori Withers. Të gjitha këto botime janë ndihmë e madhe jo vetëm për ata të cilët shkruajnë poezi, por edhe për të gjithë adhuruesit e kësaj gjinie letrare. Ndërkaq që shqipërimi i autorëve të përzgjedhur për kolanën është bërë nga një grup poetësh shqiptarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›