E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femijet hajdute bastisin FNSH-ne

Elbasan- Hajdutet minorene nuk kursejne as repartin e Forcave te Nderhyrjes se Shpejte ne Elbasan. Ngjarja ka ndodhur gjate oreve te mengjesit te djeshem, kur tre femije kane mundur te futen ne zonen e repartit dhe te marrin dy motocikleta. Burime zyrtare bene me dije se ndaluan si te dyshuar J. T., 14 vjec, R. C., 14 vjec, K. C., 17 vjec dhe K. S., 14 vjec, banues ne Bradashesh, pasi ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane vjedhur mjetet ne piken e bllokimit qe gjendet ne repartin e Forcave te Nderhyrjes se Shpejte, (FNSH), ne kete qytet. Policia ka bllokuar ne cilesine e proves materiale dy motocikletat, ndersa te dyshuarit u moren ne pyetje. Ndaj te miturve mesohet se eshte ngritur akuza e "vjedhjes se kryer ne bashkepunim" dhe hetimet e metejshme po i kryen Prokuroria e Elbasanit.

F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›