E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenton rende nje qytetar, arrestohet 44 vjecari

Shkoder- Nje 44 vjecar ka rene ne pranga nen akuzen e "Shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor". Kolec Deda, banues ne fshatin Grude eshte vene ne pranga pasi ka aksidentuar rende 65 vjecarin M.K., i cili gjendet ne gjendje te rende ne spitalin e Shkodres. Sipas burimeve nga policia e ketij qyteti mesohet se ngjarja per te cilen edhe eshte vene ne pranga 45 vjecari, ka ndodhur dy dite me pare, rreth ores 18:00, ne aksin rrugor Shkoder-Grude. Deda mesohet se ishte duke udhetuar me shpejtesi me nje motorciklete te markes Yamaha, pa targa, kur ka perplasur 65 vjecarin i cili ishte duke udhetuar me nje biciklete. Me pas ai mesohet te jete larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtesi. Si pasoje e ketij aksidenti, 65 vjecari ka pesuar demtime te renda trupore. Materialet ne ngarkim te shtetasit Kolec Deda iu kaluan Prokurorise se Rrethit Shkoder.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›