E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Banda e Lushnjes", deshmitaret debat me gjyqtaren

Tirane- Deshmitaret e thirrur per te deshmuar per te pandehurit e "Bandes se Lushnjes" e kane mbyllur me debat seancen disa minuteshe te zhvilluar dje ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Te thirrur si deshmitare te akuzes, 4 prej 11 deshmitareve ishin shoqeruar me force nga policia, per te deshmuar para gjykates. Por, mungesa e nje avokati beri qe kjo seance te shtyhej, duke bere qe disa prej deshmitareve te rebelohen dhe t'i drejtohen gjykates: "Kemi femije per te ushqyer, nuk kemi para per te ardhur sa here te na kerkoni ne gjykate. Mos na therrisni me se nuk vijme per te deshmuar". Njeri prej tyre, i ardhur nga Fieri, i deklaroi gjyqtares se kishte kater femije per te ushqyer dhe nuk do i linte parate rrugeve per te ardhur ne gjykate e per te deshmuar. Ai i kerkoi gjykates te mos e therriste me pasi nuk kishte ndermend te paraqitej si deshmitar. Gjate seances, pervec avokatit mungonin edhe te pandehurit, te cilet prej disa seancash kane refuzuar te paraqiten ne gjykate, duke u perfaqesuar vetem nga avokatet e tyre. Deshmitaret jane thirrur nga gjykata per te deklaruar gjithcka dine mbi episodet kriminale per te cilat akuzohen te pandehurit. Gjithashtu, ne seancen e djeshme pritej te vinte edhe nje pergjigje nga Prokuroria e Lushnjes, lidhur me faktin, nese Gramoz Selmani eshte person nen hetim dhe nese mbi te rendojne akuza. Nese ky shtetas nuk do rezultoje person nen hetim dhe i akuzuar per dy vrasje sic pretendon mbrojtja, atehere prokurori Trenova do te lexoje deklarimet e dhena prej tij ne ambasaden tone ne Greqi, lidhur me momentin kur ka mbetur i vrare Ramadan Shkurti. Avokatet mbrojtes te te pandehurve, per disa seanca me radhe kane deklaruar se deshmitari duhet te ishte gjithashtu i pandehur ne kete proces gjyqesor pasi ai dyshohet te kete marre pjese te pakten ne 6 vrasje te kryera nga banda. Te pandehurit e ketij procesi jane Arben Borici, Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Erion (Niko) Cici, Arjan Alico, Jorgo (Agur) Muzaka (Musaku) dhe Rexhep Gina. Ata akuzohen per vepra te ndryshme penale si vrasje etj te ndodhura ne qytetin e Lushnjes ne emer te bandes.

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›