Vrau kunatin, merr 7 vjet me pak
Shkoder- Vrasja ne perleshje, e kunatit pasi i refuzoi doren e motres, i ka kushtuar 14 vjet burg Fatjon Bushatit. Gjykata e Shkodres ka dhene mengjesin e djeshem, vendimin per te riun qe akuzohet se ne 22 mars te ketij viti ekzekutoi Ardian Mujen, pas sherrit ne shtepine e tij. Ne kete ngjarje mbeti e plagosur edhe motra e Fatjonit, Dorela, e cila ishte e fejuara e viktimes. Shkak i ngjarjes eshte bere mospelqimi nga Fatjon Bushati i fejeses dhe me pas marteses se Mujes me motren e tij, pasi kishte qene me pare i martuar dhe kishte dy femije. Kembengulja e Mujes i ka kushtuar edhe jeten, nderkohe qe gjykata dha 14 vite izolim per Bushatin, nga 21 vjet qe kerkoi organi i Prokurorise. Vendimi ka qene me gjykim te shkurtuar, i cili pranoi akuzen e "vrasjes" ne gjendjen qe ishin aktet e prokurorise. Vendimi eshte dhene nga kreu i trupit gjykues, Paulin Sterkaj, qe e shpalli fajtor Fatjon Bushatin, per veprat penale te "vrasjes me dashje ne rrethana cilesuese" dhe "armembajtje pa leje".
Duke rikrijuar skenen e krimit, ekspertet e prokurorise thane se edhe pasi kane hyre ne korridorin e shtepise, te dy kuneterit kane fyer njeri-tjetrin. Ne nje moment Muja, eshte perpjekur te dale nga apartamenti i Bushatajve, por aty eshte ndeshur me Fatjonin. Perleshja ka vazhduar ne korridorin e katit, prane shkalleve, ku per t'i ndare nderhyn e fejuara e Ardjanit, Dorela. Muja ka pasur me vete nje arme zjarri pistolete, e cila i eshte gjetur fare prane dores nga ekspertet pas vrasjes. Kur ka pare kete skene, 20-vjecarja ka dale me shpejtesi dhe ka hyre ne mes per t'i ndare, por nje plumb e ka lene te plagosur. I vellai, Fatjoni, i eshte hedhur 30-vjecarit persiper dhe ka nisur te perleshet me te, duke shkaktuar edhe vrasjen e Mujes me armen qe mbante ne dore.
Rudina Llazari