E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijët ja zgjedhin meshkujt

Nga Express më 19 shtator 2011 në ora 08:42

Aktorja e njohur Pamela Anderson ka zbuluar për revistën britanike “OK!”, se i dashuri i saj duhet para se të gjithash t’i pëlqejë fëmijëve të saj, pesëmbëdhjetëvjeçarit Brendon dhe trembëdhjetëvjeçarit Dilan.

“Kur jeni nënë vetushqyese, zgjidhja e shoqëruesit duhet bërë sipas dëshirës së fëmijëve të vet, më shumë se sa sipas kritereve personale. Gjithmonë përpiquni që të gjeni dikë, të cilin do të dëshironit ta kalonit kohën”, ka shpjeguar Pamela Anderson.

“Pranë meje dua dikë që ka karakter të fortë, i cili e do atë me të cilën merret. Ende nuk kam gjetur kombinimin magjik, por kjo sigurisht se do të ndodhë një ditë”, shprehet me plot vetëbesim Anderson.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›