E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sopi martohet në Hawai

Nga Express më 19 shtator 2011 në ora 08:44

Pas 5 vjetësh dashurie, dasmë private dhe muaji mjalti në Las Vegas. Historia e tyre e dashurisë më në fund është kurorëzuar me martesë.

Këngëtarja Jehona Sopi dhe i dashuri i saj, Lavdim Koshutova, drejtor i një prej bankave kosovare, i kanë dhënë fund beqarisë,në një dasmë tejet private dhe larg vëmendjes së çdo kujt. Ashtu siç edhe ishte komentuar prej tyre, ata janë martuar të vetëm në Hawai, në një dasmë krejt ndryshe nga ato tradicionalet.

Të dy vetëm kanë celebruar marrëdhënien e tyre, ndërsa menjëherë pas kësaj ngjarjeje të lumtur, Lavdimi u ka treguar miqve dhe të afërmve të tij i lumtur se sapo ishte martuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›