E Diel, 1 Nëntor 2026

Fëmijët me aftësi të kufizuar apelojnë për më shumë ndihmë

Ndonjëherë halli, sjell edhe zgjidhje. Kjo vjen për çiftin Afërdita dhe Bashkim Seiti, të cilët nga nevoja për të ofruar kushte të fëmijës së tyre me aftësi të kufizuar ndërmorën një iniciativë më të gjërë.

Krijuan 13 vjet më parë një qendër për rehabilitimin e fëmijëve të kësaj kategorie që sot numëron rehabilitimin e 30 fëmijëve me kufizime fizike, 7 prej të cilëve janë autikë.
 

Afërdita Seiti, në prag të ditës botërore të personave me aftësi të kufizuar thotë se këta fëmijë kanë nevojë për masa konkrete dhe jo vetëm ligje të mbetur në letër.
 

Abasadorja e Britanisë së Madhe në Shqipëri Fiona Fiona McIlwham thotë se duhet punuar nga të gjithë për të ndihmuar këta fëmijë.
Fëmijët janë bërë pjesë e aktivitetit artisik të bërë në fondacionin "Ndihmoni Jetën".
Për orë të tëra, këtë fëmijë janë argëtuar në numrat artistik dhe ekspozitën e bërë në ambjentin e këtij fondacioni.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›