Kardashian, të nxehta për 2012. Craig: Janë idiote (FOTO)
Motrat Kardashian vazhdojnë që të jenë personazhet kryesore në mediat amerikane. Ato kanë pozuar për revistën Glamour me rastin e vitit që vjen, 2012, ndërsa kanë treguar dhe disa prej ëndrrave të tyre. Kim Kardashian, e cila u nda nga bashkëshorti vetëm pas 72 ditë martese, ka thënë se i pëlqejnë shumë fëmijët, por nuk është ende gati për tu bërë nënë.
Por, ndërsa ato flisnin për Glamour, aktori i njohur, Daniel Craig, ka thënë se motrat Kardashian, nuk janë gjë tjetër veçse një tufë idiotesh.
Nëse ti e shet jetën tënde dhe fiton shumë para me një reality show nuk mund të kërkosh më pas të të respektohet privatësia. Njerëzit kanë parë dhomën tënde të ndenjes, atë të gjumit dhe më pas kërkon privatësi. Ky është budallallëk, tha protagonisti i James Bond.
Kur shoh Kardashianët them me vete: nëse dua që televizionet të më paguajnë me miliona dollarë duhet të sillem si idiot!, shtoi Craig.




