KE: Mbetjet e kanë të vështirë ti kontrollojnë edhe vendet e BE-së, jo më Shqipëria
Komisioni Europian shprehet se hyrja e mbetjeve të ndaluara dhe të paligshme, është shumë e vështirë të kontrollohet nga të gjitha vendet e Bashkim Europian. Për këtë arsye, KE thotë se Shqipëria do ta ketë të vështirë kontrollimin e mbetjeve që do të hyjnë në vend, pas miratimit të ligjit nga ana e mazhorancës për importin e plehrave.
Origjina e ngarkesave me mbetje të paligjshme në vendet anëtarë të Bashkimit Europian duket se në një masë të madhe është i pakontrolluar, ashtu si dhe magazinimi dhe klasfikimi i tyre, pasi operatorët ilegalë mbledhin mbetje për t’i eksportuar ilegalisht, thotë për Deutsche Welle zëdhënësi i Komisionerit Europian per Mjedisin, Janez Potocnik.
Nëse kontrollet dhe inspektimet nuk bëhen në mënyrën e duhur, ekziston mundësia që në Shqipëri të hyjnë ngarkesa të paligjshme, ka deklaruar ai.
I pyetur nëse doganat shqiptare janë të përgatitura si duhet për këtë lloj importi, Hennon u përgjigj se Komisioni nuk është në pozicionin për të vlerësuar një gjë të tillë.