Në Austri hapet shkolla e parë në botë e seksit
Share
Shumë nga ne mendojnë se ky duhet të jetë një aktivitet që zhvillohet brenda dyerve të mbyllura.
Por një sipërmarrëse suedeze nuk mendon kështu. Ilva-Maria Tompson ka hapur të parën shkollë ndërkombëtare të seksit në Austri, për tu mësuar studentëve se si të bëhen dashnorë të mirë.
Për 2200 dollarë në semestër ju mund të merrni leksione në këtë shkollë. Gjithmonë nëse jeni mbi 16 vjeç.
Studentët jetojnë në një konvikt të përbashkët- ku pritet të praktikojnë edhe detyrat e shtëpisë.
Në fund të kursit ata marrin edhe një diplomë.
Drejtoresha e shkollës thotë se edukimi nuk do jetë teorik, por shumë praktik. Një zëdhënës i shkollës tha se ajo do jetë një sukses i madh.
Që tani shkolla ka shkaktuar shumë debat. Reklamat e saj janë ndaluar në Austri.