Fëmijët me aftësi të kufizuar çelin ekspozitën

Fëmijët me aftësi të kufizuar fizike dhe mendore kanë çelur një ekspozitë me punime artistike, në galerinë kombëtare të arteve.
8 fëmijë kanë sjellë 70 punime të cilat janë realizuar me materiale të ndryshme si, oriz, makarona, gucka të thyera, fill, spango etj. Qëllimi i hapjes së kësaj ekspozite sipas organizatorëve është sensibilizimi i opinionit publik për më shumë përkujdesje ndaj kësaj shtrese të popullsisë.
Hapja e kësaj ekspozite mundësohet nga ambasada hollandeze, në Tiranë. Gjithashtu ajo do të paraqitet në muajt në vazhdim edhe në qytetin e Gjirokastrës, Janinës në Greqi, dhe në Holandë. Deri më tani, nga punimet e paraqitura janë shitur rreth 30 përqind e tyre.