“Flauti magjik” në TKOB

Vepra me dy akte, e kompozuar mbi libretin e Emanuel Schikaneder dhe që do të çelë sezonin e ri artistik në TKOB, vjen në Shqipëri si një bashkëpunim artistik mes artistëve shqiptarë dhe atyre gjermanë. Nën regjinë e Stefan Neugebauer “Flauti magjik” do të vijë i modernizuar.
Regjisori gjerman e ka thjeshtuar historinë mistike të mbretëreshës të cilës një tjetër mbret i rrëmben vajzën, duke e përkthyer si një luftë mes dy prindërve të divorcuar për të bijën dhe duke e sjellë ngjarjen në kohën e sotme. “Në vendet e Evropës perëndimore numri i divorceve, pa u vënë re është rritur ndjeshëm. Sot, ajo që dikur ishte një marrëdhënie plot harmoni mes prindërve dhe fëmijëve, duket sikur po bën pjesë në rastet e veçanta të kohës”, u shpreh Neugebauer.
Kostumin e Taminos në këtë shfaqje do ta veshë tenori nga Kosova Riad Ymeri, në rolin e Papagenos do të interpretojë Armando Likaj, ndërsa në role të tjera interpretojnë Klodiana Brahimi, Blerta Cina, Vladimir Sazdovski, Luan Sula, Erlind Zeraliu, Gilmond Myftari etj.
“’Flauti magjik’ i Moxartit krahasohet me Shekspirin, duke sjellë një lumë ndjenjash të pandashme, ku tragjikja dhe komikja rrjedhin të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën dhe ftojnë publikun të bëhet pjesë e kësaj rryme”, tha Stefan Neugebauer.
Shfaqja, të cilën do ta dirigjojë gjermani Elias Grandy, vjen premierë në TKOB në kuadër të “Tetorit Gjerman”, dhe pas premierës mbrëmjen e 4 tetorit, do të shfaqet edhe në datat 6, 7, 9 e 10 tetor.
“Flauti magjik” është vënë për herë të parë në skenë në Vjenë më 30 shtator 1791, ndërsa në Shqipëri ka ardhur në vitin 2006 si një bashkëpunim mes TKOB, operave të Austrisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë.
/Start/E.B/
2011-09-30 15:32