Ish-te perndjekurit, kompensohen 60 persona
Kompensimi financiar per ish-te denuarit politike ka filluar. Ministria e Financave ka mbushur dje llogarite bankare te 60 ish te denuarve te pare. Burimet zyrtare te dikasterit te Financave njoftuan dje se, eshte derguar per ne Banken e Shqiperise shkresa zyrtare per kalimin e parave per llogari te 60 ish te denuarve te pare, qe kane plotesuar dokumentacionin e kerkuar. Pas publikimit te listes me rreth 1400 ish te perndjekur qe u verifikuan nga Ministrite e linjes, Ministria e Financave beri publike ne media se ishin autorizuar 8 banka te nivelit te dyte ku ish te perndjekurit e listes zyrtare, do te mund te hapnin llogari depozite per te marre demshperblimin. Deri me tani rreth 60 shtetas shqiptare kane permbushur kete detyrim, i cili eshte pasuar me celjen e fondit nga ana e Ministrise se Financave. Nderkohe, Ministria e Financave rikujton se, ne zbatim te ligjit "Per demshperblimin e ish te denuarve politike te regjimit komunist", si dhe VKM nr 1699 date 29.12.2008 "Per miratimin e demshperblimit financiar per ish te denuarit politike te regjimit komunist per vitin 2008" te gjithe personat e listuar ne kete vendim duhet te hapin llogari depozite, ne nje nga bankat e perzgjedhura sipas ligjit, neni 33. Me hapjen e llogarise personat do te depozitojne fizikisht ne deget e thesarit, vertetimin/konfirmimin per emerin, atesin, mbiemerin dhe nr. e llogarise ne forme te shkruar. Me percjelljen e ketij informacioni nga dega e thesarit ne Ministrine e Financave, kjo e fundit do te procedoje pagesat per ne llogarite e perfituesve. Bankat e autorizuara per celjen e ketyre llogarive jane; Alpha Bank, Raiffeisen Bank, Banka Popullore, Banka Kombetare Greke, BKT, Tirana Bank, Union Bank, Banka Nderkombetare Tregtare.
Shperndarja
Bankat e autorizuara per celjen e ketyre llogarive jane; Alpha Bank, Raiffeisen Bank, Banka Popullore, Banka Kombetare Greke, BKT, Tirana Bank, Union Bank, Banka Nderkombetare Tregtare.
Shperndarja
Bankat e autorizuara per celjen e ketyre llogarive jane; Alpha Bank, Raiffeisen Bank, Banka Popullore, Banka Kombetare Greke, BKT, Tirana Bank, Union Bank, Banka Nderkombetare Tregtare.