"Femijet seks me njeri-tjetrin"
TIRANE - Drejtuesit e qendres kane abuzuar me femijet, ndersa femijet me te rritur kane abuzuar me me te vegjlit. Keshtu ka nisur te shpjego deshmitari Serxho Petrela, i thirrur per te deshmuar ne procesin gjyqesor, ne ngarkim te dy te pandehurve angleze Robin Arnold dhe Dino Kritodulu. Deshmitari me profesion piktor, mesohet se jetonte afer me qendren "Femijet e tij", ku edhe kishte pasur kontakte te vazhdueshme me drejtuesit e saj dhe me disa prinder te femijeve. "Une jam piktor. E njoh David Braun, por jo dy te pandehurit. Ne shtepine time, Davidi ka ardhur shpesh me disa femije dhe merrte piktura per qendren e tij. Nje dite ai ishte i merzitur. E pyeta se cfare kishte e me tha disa gjera te cuditshme. Davidi me tha se ne qendren e tij, kishin ndodhur gjera te pakendshme dhe ia kishin hedhur atij te gjithe fajin. Me tha se dy anglez te tjere, qe punonin ne qender kishin abuzuar me femijet, ne menyre te tepruar dhe me pas ishin larguar ne drejtim te Anglise", ka nisur te tregoje deshmitari. Me tej ai ka rrefyer se nepermjet David Braun kishte mesuar se pervec abuzimeve ndaj te miturve, ne qender kishte pasur edhe raste te abuzimeve te femijeve me te rritur, ndaj me te vegjelve. Gjithashtu piktori ka deklaruar se kishte pare edhe prinder para qendres "Femijet e tij" te cilet kishin qene te shqetesuar. Mesohet se deshmitari ka rrefyer se kishte pare nje dite, qe nje baba qante, dhe me pas i kishte thene se djalin ia kishin perdhunuar vazhdimisht drejtuesit e qendres". Deshmitari Serxho Petrela i ka treguar gjykates, se dy te pandehurit qe ndodheshin ne banken e te akuzuarve nuk i njihte me emra, por kishte mesuar nga David Braun per gjerat e tmerrshme qe kishin bere. Robin Arnold dhe Dino Kristodulu jane dy shtetasit anglez, te cilit po gjykohen per vepren penale te "kryerjes se marredhenieve homoseksuale me te mitur". Sipas hetimeve te prokurorise, dy te pandehurit kane qene drejtues ne qendren "Femijet e tij", ku edhe kane jetuar per nje periudhe te shkurter kohore, periudhe ne te cilen shume femije, jane abuzuar seksualisht. Nje numer i madh femijesh kane deshmuar ne kete proces, nepermjet videokonfences. Gjate deshmise se tyre ata kane treguar te gjitha tmerret e perjetuara ne qender, deri ne menyren sesi kane abuzuar me ta seksualisht.
Braun u denua me 20 vjet burg
Gjykata e Tiranes pak muaj me pare denoi me 20 vjet burgim, ish-drejtuesin e qendres "Femijet e tij", David Braun, ndersa vendosi qe pas kryerjes se denimit, ai do te debohet nga vendi yne. Vete Braun e mohoi akuzen e ngritur nga prokuroria, duke sqaruar se nuk kishte abuzuar me asnje femije, por i kishte shpene keta te fundit per t'i vizituar ne spital. I denuari, gjate gjithe seancave gjyqesore ne ngarkim te tij, deklaroi se kishte qene nje baba per femijet, por jo te kishte abuzuar me ta.
Braun u denua me 20 vjet burg
Gjykata e Tiranes pak muaj me pare denoi me 20 vjet burgim, ish-drejtuesin e qendres "Femijet e tij", David Braun, ndersa vendosi qe pas kryerjes se denimit, ai do te debohet nga vendi yne. Vete Braun e mohoi akuzen e ngritur nga prokuroria, duke sqaruar se nuk kishte abuzuar me asnje femije, por i kishte shpene keta te fundit per t'i vizituar ne spital. I denuari, gjate gjithe seancave gjyqesore ne ngarkim te tij, deklaroi se kishte qene nje baba per femijet, por jo te kishte abuzuar me ta.