Ina Rama takon Manganelin
Kryeprokurorja Ina Rama ka takuar dje ne Tirane, Drejtorin e Pergjithshem te Policise te Shtetit Italian Antonio Manganeli. Ne kete takim moren pjese edhe prokurore dhe pjesetare te tjere, te stafit te Prokurorise se Pergjithshme. Sipas burime zyrtare gjate takimit mes te dy paleve, u diskutua rreth luftes se perbashket te krimit te organizuar, luftes kunder trafikut te makinave, si dhe procedimeve penale respektive te te dy vendeve, Shqiperi dhe Itali. Nga ana tjeter te dyja palet diskutuan edhe per lokalizimin e ekstradimit te personave kriminale, te kerkuar nga shteti Italian. "Gjate takimit u nenvizua fakti i klimes se mire te bashkepunimit, qe ekziston mes strukturave te perbashketa per zgjidhjen e mjaft ceshtjeve", sqaron organi i akuzes. Pikerisht mesohet se ne kete takim eshte diskutuar edhe per luften kunder narkotikeve, mes dy vendeve dhe goditjen e grupeve kriminale. Ndersa synimi i perbashket mes dy paleve eshte bashkepunimi dhe rezultate sa me pozitive ne te ardhmen, ne drejtim te luftes se perbashket ndaj krimit te organizuar dhe trafiqeve.