Femijet shqiptare Kujdes nga persona qe hiqen si perfaqesues te fondacionit dhe kerkojne para

Shume familje te ndryshme ne kryeqytet kane rene pre e mashtrimit te disa personave te paraqitur si perfaqesues te fondacionit duke u kerkuar para per femijet autik. Ndaj dhe Fondacioni Femijet Shqiptare ka informuar sot qytetaret e Tiranes te mos bien pre e ketij lloj mashtrimi. Gjate nje deklarate per shtyp fondacioni Femijet shqiptare me presidente zonjen Liri Berisha thekson se keto veprime jane krejtesisht abuzive dhe keta individe nuk kane asnje lidhje me aktivitetin e Fondacionit. Gjithashtu fondacioni kerkon nga strukturat perkatese te hetojne keto veprime abuzive. Ne deklaraten e Fondacioni Femijet Shqiptare thuhet se prej vitesh funksionon si organizate jo-qeveritare dhe jo-fitimprurese dhe personalisht Zj. Berisha i kane dedikuar kohen dhe vemendjen maksimale femijeve me crregullime te spektrit autik dhe familjeve te tyre. Puna ka qene e perqendruar ne ndergjegjesimin e shoqerise shqiptare per keto crregullime dhe ne ofrimin e sherbimeve per femijet e familjet e tyre. Veprimtaria e Fondacionit eshte mbeshtetur fuqimisht nga donacionet direkte te biznesit shqiptar dhe atij te huaj si dhe nga shume organizata partnere nderkombetare. Kjo mbeshtetje ka qene gjithmone e strukturuar institucionale dhe transparente gje e cila ka ndihmuar Fondacionin te kete arritje pozitive si ne rrafshin kombetar dhe ne ate rajonal.