Fëmijët u luten baballarëve: Dilni nga greva e urisë

Femijet eBesim Volterit duke i kerkuar babait te dale nga greva e urise
Ish-të burgosurit politikë paralajmërojnë akte ekstreme.
Djemtë e ish-të burgosurve politikë: Kthehuni në shtëpi, ose do të futemi edhe ne në grevë.
Nuk janë më ato fytyrat e plota, siç hynë në grevën e urisë dy javë më parë, teksa kërkonin me zë të lartë dëmshpërblimin për vitet e padrejta në burgjet e diktaturës. Të strehuar nën tendën e sajuar me perde e plastmasë, ish-të dënuarit politikë po treten dita-ditës. Të rënë nga pesha në mënyrë drastike, ata mbajnë në majë të gjuhës të njëjtën kauzë me të cilën u futën në grevë, por tashmë nuk kanë më fuqi që të thërrasin fort, si atëherë në fillim. As nuk i numëron dot se sa janë. Për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar, ish-të dënuarit politikë herë veçohen mënjanë për vizitë mjekësore pak metra larg tendës, e herë transportohen me urgjencë drejt spitalit me ambulancë për kujdes më të specializuar. Megjithatë, të gjithë kthehen aty. Siç ndodhi dje me Agim Kollçakun dhe Ramazan Spahiun.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)