“Albeptrol”, privatizim i suksesshëm

07-10-2012 / Gazeta 55
Deputeti i Partisë Demokratike, Sheferedin Shehu
Deputeti i Partisë Demokratike, ish- zëvendësministër i Financave, Sherefedin Shehu, deklaron se shpallja e fituesit të garës për privatizimin e kompanisë shtetërore të naftës “Albpetrol” është një finalizim i suksesshëm i procesit të koncesioneve në fushën e hidrokarbureve. Shehu tha se ky privatizim do të ndikojë pozitivisht në rritjen e prodhimit të naftës, çka do të reflektohet më pas edhe në shtimin e të ardhurave.
Sipas tij, privatizimet strategjike kanë dëshmuar ndikim pozitiv në ekonominë e vendit, duke rritur performancën e sektorëve që i janë dhënë në menaxhim privatëve.