E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijët urban më të dhunuarit

Edhe pse mungojnë të dhënat zyrtare, një gjë është fakt, që fëmijët urban janë më të rriskuar se bashkëmosharët e tyre në fshatra. Kjo për arsye të varfërisë më të lartë dhe të neglizhencës prindërore.

Studimet e fundit nga organizatat e huaja bëjnë të ditur se 63% e fëmijëve shqiptarë lihen pas dore nga prindërit për shkak se këta të fundit punojnë me orë të gjatë ndërsa 19% e të miturve dhunohen fizikisht nga prindërit e tyre.

Duke e parë si një fenomen shqetësues, Ministria e Punës ka gati plan veprimin për të drejtat e fëmijëve i cili trajton në mënyrë të veçantë edhe te miturit si viktima të abuzimeve fizike e seksuale.
 

Edhe për fëmijët në situatë rruge të dhënat zyrtare mungojnë ndërkohë që pritet që INSTAT të publlikoj më vonë një raport mbi këtë fenomen. Miranda Pashaj, drejtuese e agjensisë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në ministrinë e Punës thotë se vendorët duhet të identifikojnë të tilla raste për të marrë masat.
 

Plan veprimi për fëmijët i cili do të shtrihet në të gjithë vendin, do të siguroj edhe shërbimet shëndetësore për të braktisurit ndërkohë që pika të veçantë të këtij plani lidhen edhe me sigurinë e fëmijëve nga interneti.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›