UKT apel qytetarëve: Paguani faturat e ujit të pijshëm

Qytetarët që nuk kanë paguar ende faturën e ujit të pijshëm kanë kohë ta bëjnë likuidimin deri më 14 prill pa kamatvonesë.
Nëse kjo nuk ndodhë, me 15 prill hynë në fuqi kamatvonesa dhe ndërpritet lidhja.
Gjatë inspektimeve në një nga zonat e Tiranës, drejtori i Ujësjellës Kanalizme Sait Dollapi tha se nuk do të lejohen më debitorët dhe abuzesit.
Gjithashtu Dollapi tha se 1.8 milionë dollarë është shuma që institucionet publike i janë debitor ujësësjellës kanalizimeve.
Gjatë inspektimeve të bëra nga kjo shoqëri janë konsatuar lidhje të paligjshme për të cilat janë marrë masa të menjëhershme.