E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia bashkiake operacion për shitësit ambulantë

Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Komisariatin numër 3 dhe Drejtorinë e Tatim -Taksave kanë ndërmarrë një aksion të përbashkët, afër Postës Qendrore, kundër shitësve ambulantë. Kjo zonë njihet për tregtimin informal të celularëve, kartave të telefonave, floririt, etj. Gjatë këtij aksioni janë shoqëruar dhjetëra persona si dhe janë konfiskuar mallrat që tregtonin.
Në fjalën e tij, Drejtori i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha theksoi se gjatë operacionit janë shoqëruar disa persona të cilët do të përgjigjen para ligjit
" Më lejoni që përmes jush, t`u drejtohem të gjithë ambulantëve të cilët tregtojnë në rrugët e Tiranës, të ndërgjegjësohen pasi ne do të zbatojmë ligjin dhe ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, në këtë zonë dhe në zonat e tjera, në të gjithë rrugët e qytetit të Tiranës deri në eleminimin e plotë të këtyre dukurive negative" ka theksuar Hoxha.
Gjatë këtij operacioni, kryesisht janë bllokuar celularë, varëse të përdorura, karta telefoni të regjistruara e të paregjistruara si dhe objekte të tjera, që do të kalojnë në konfiskim, do i nënshtrohen procedurave të tjera ligjore.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›