E Shtunë, 31 Tetor 2026

FBI: Nuk e fitojmë dotluftën kundër hackerave

NEW YORK – Shtetet e Bashkuara “nuk po fitojnë” në luftën kundër hackerave: taktika aktuale është e papërballueshme. “Kriminelët” e Internetit janë tepër të zotë ndërsa masat e ndërmarra për t’u mbrojtur nga sulmet e tyre janë tepër të vogla.

Pohimi ka ardhur nga Shawn Henry, numri 1 i FBI-së për luftën ndaj krimit online. Sipas Henry, që largohet prej FBI-së pas 20 vjetësh për të punuar në një shoqëri private si përgjegjës i sigurisë informatike, ndërmarrjet duhet të kryejnë ndryshime të mëdha në mënyrën e tyre të përdorimit të rrjeteve informatike.

(im/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›