E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femra ideale e Erionit

26/03/10 10:26

Ndërkohë që Olta dhe Erioni kanë marrë turnin e provës së javës, me ta qëndron dhe Klodi. Ky i fundit shprehet se Kika i ka thënë Klodit se është i infiltruar dhe Olta me Erionin qeshin me të madhe. Aty vjen dhe Kika dhe tre banorët e ndalojnë bisedën dhe flasin për gjëra anësore.
Kur Olta dhe Erioni mbeten vetëm, ai e pyet nëse del shpesh gjatë fundjavave dhe Olta përgjigjet se nuk del shumë pasi prindërit e kanë pak problem, ndërsa Erioni thotë se ai nuk mund të rrijë pa dalë pasi i duket sikur i ikin ditët pa asnjë kuptim.
Më pas Erioni i tregon Oltës se ka punuar gjithmonë punë sezonale dhe puna që i ka pëlqyer më shumë ka qënë barist, por gjithashtu ka qënë dhe e lodhshme. Ai tregon se më vonë ka filluar punë në televizion si gazetar.
Më tej është Olta ajo që i tregon Erionit për punët që ka bërë kur ka qënë jashtë dhe Erioni e pyet se çfarë ka dëshirë të bëjë kur të mbarojë lojën e BB dhe ajo përgjigjet se shkolla është në plan të parë, por gjithmonë i ka pëlqyer që të bëjë reklama.
Më tej ata flasin për femrën ideale të Erionit dhe Olta përshkruan një model që ajo mendon se përputhet me Erionin. Ajo thotë se atij do ti përputhej një vajzë brune, e gjatë dhe sensuale. Erioni e pyet se si e ka emrin kjo vajza që ajo po përshkruan, se vetëm kjo mbeti pa u thënë dhe ajo përgjigjet se këtë nuk e tregon, por e rëndësishme është që atij i pëlqeu në përshkrimin që ajo bëri.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›